Presidenti i Greqisë kërcënon Shqipërinë: Nëse nuk e respektoni minoritetin grek, do të hasni pengesa për në BE

Mos i humb

Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopoulos, vazhdon të përsërisë se Shqipëria duhet të respektojë të drejtat e minoritetit grek sipas të gjitha konventave ndërkombëtare. Në të kundërt, ai shprehet se Shqipëria mund të hasë pengesa në antarësimin në BE.

Pas takimit që pati me Presidenten kroate Kolinda Grabar-Kitarovic, nga Kroacia Prokopis Pavlopoulos theksoi:

“Ne mbështesim perspektivën evropiane. Por është e qartë edhe kërkesa për të respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat themelore të njeriut. Sjellje të tilla si ato kundër pakicës greke që cënojnë të drejtën e pronës, përbëjnë një pengesë të pakapërcyeshme në kursin evropian të Shqipërisë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit