
Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari, është betuar për mandatin e dytë katërvjeçar në vendin më të populluar të Afrikës.
Ceremonia u mbajt sot në kryeqytetin Abuja, ndërsa guvernatorët e sapo zgjedhur u betuan në kryeqytetet e shtetit.
Buhari 76-vjeçar fitoi zgjedhjet e shkurtit pavarësisht se shumë njerëz konsiderojnë se ka pasur një qasje të ngadaltë dhe të pamjaftueshme për të luftuar korrupsionin dhe pasigurinë.
Gjatë mandatit të tij të parë, Buhari u përball me çështje serioze për shëndetin e tij. Ai kaloi më shumë se 150 ditë jashtë vendit për trajtim të paspecifikuar mjekësor.


