Presidenti i ri, Berset flet me besim për të ardhmen e Zvicrës

Mos i humb

Alain Berset, ministri i cili me fillimin e vitit 2018 ka marrë në dorë edhe postin e Presidentit të konfederatës mbi bazë të rotacionit, i është drejtuar kombit me fjalimin tradicional të Vitit të Ri. Ai, në këtë fjalim ka thënë se duhet të jemi mirënjohës për faktin se jetojmë në Zvicër. Mund të shikojmë me besim dhe optimizëm në drejtim të vitit që po vjen, falë faktit se Zvicra është stabile dhe e sigurt, ka thënë ai.

Ndonëse vazhdon të ketë çështje të hapura, në demokracinë e drejtpërdrejtë gjithmonë ekziston edhe mundësia që këto çështje të marrin përgjigjet. “Nuk ka arsye të fshehim atë që ekziston”, ka thënë ai duke iu referuar një shprehjeje specifike zvicerane.

Mundësia për të marrë pjesë në marrjen e vendeimeve është një privilegj i madh dhe nënkupton po ashtu edhe përplasjen e vlerave dhe interesave të ndryshme. “Por vendi ynë funksionin shumë mirë, për faktin se ne ua pranojmë të tjerëve që edhe ata t`ia duan më të mirën vendit tonë./Albonfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit