Presidenti Ivanov mesazh urimi me rastin e Kurban Bajramit

Mos i humb

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka uruar besimtarët muslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku i dërgoi një urim kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame, Resi-ul-ulema Haxhi Sulejman efendi Rexhepit, në të cilën shpreh urimin e tij.

“Festat e mëdha fetare janë çaste kur ne shfaqim vlerat e unitetit dhe respektit. Maqedonia është një vend me traditë shekullore të bashkëjetesës midis bashkësive të ndryshme fetare. Duke i respektuar dallimet fetare, ne dërgojmë një mesazh të fuqishëm për ndërtimin e bashkëjetesës dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, pasi vetëm kështu, të bashkuar do t’ia dalim të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë”, thuhet në letrën e presidentit Ivanov./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit