Presidenti kërkon shpjegim “shkencor” për shtimin e votave, qytetari i kthen përgjigje

Mos i humb

Presidenti Ilir Meta ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 30 qershorit nëpërmjet një postimi në Facebook. Kreu i shtetit kërkon në mënyrë ironikë që “t’i gjendet një shpjegim shkencor shumimit të votave mbi numrin e pjesëmarrësve të votimeve të 30 qershorit”.

Gjithashtu Presidenti, nuk ka munguar që të postojë edhe përgjigjen e një prej komentuesve, i cili thotë se votat kanë bërë s*ks me njëra-tjetrën e për pasojë janë shtuar.
“Të dashur miq! Duke ju uruar një të diele sa më relaksuese e çlodhëse ju ftoj të gjithëve të gjeni një shpjegim shkencor të shumimit të votave mbi numrin e pjesëmarrësve të votimeve të 30 qershorit! “, shkruan Meta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit