Presidenti Meta do të marrë pjesë në sesionin e AP të OKB-së

Mos i humb

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, do të marrë pjesë në sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Nga Presidenca e Shqipërisë konfirmojnë se Meta është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të mbajë një fjalim në debatin e përgjithshëm që do të zhvillohet gjatë punimeve të këtij sesioni.

Mësohet se Meta gjatë vizitës zyrtare në New-York, do të zhvillojë takime dypalëshe më homologë të ndryshëm, si dhe me zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane.

Kryetarët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrës në këtë sesion do të diskutojnë rreth çështjeve dhe problemeve të ndryshme që kanë lidhje me paqen dhe sigurinë globale, si dhe të drejtat e njeriut./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit