Presidenti Meta: I japim lamtumirë kolonelit veteran Myfit Guxholli, përfaqësues i spikatur i një brezi të lavdishëm idealistësh.

Mos i humb

Presidenti Ilir Meta, me anë të një postimi ka kujtuar kolonelin veteran Myfit Guxhollin.

Meta shprehet se Guxholli është përfaqësues i spikatur i një brezi të lavdishëm idealistësh. Ai shton se Kolonel Guxholli dhe familja e tij luftuan përkrah Heroit të Popullit Reshit Çollaku me çetën partizane të Mokrës, duke shkëlqyer me heroizmin e tyre.

  • foto galeri

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Me dhembje të thellë i japim sot lamtumirën e fundit, Kolonelit veteran Myfit Guxholli, përfaqësuesit të spikatur të një brezi të lavdishëm idealistësh, që në momentet më të vështira dhe të errëta për vendin u bashkuan me armë në dorë për çlirimin e Atdheut.

Kolonel Guxholli dhe familja e Tij luftuan përkrah Heroit të Popullit Reshit Çollaku me çetën partizane të Mokrës, duke shkëlqyer me heroizmin e tyre. Pas Luftës ai dha një ndihmë të vyer për konsolidimin dhe modernizimin e Forcave tona të Armatosura, duke shkëlqyer në pension, si kryetar i Organizatës të Bashkuar të Veteranëve të LANÇ, me punën e palodhur për edukimin e shoqërisë e në veçanti të të rinjve me ndjenjat më të larta atdhetare.

Duke u shprehur familjes së nderuar Guxholli, miqve dhe komunitetit të dashur të veteranëve, jam i bindur se kontributi i jashtëzakonshëm i Kolonel Guxhollit në shërbim të Shqipërisë do të mbetet i paharruar dhe burim frymëzimi për gjeneratat e ardhshme, si shembull i shkëlqyer i patriotizmit dhe atdhedashurisë. 🇦🇱

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit