Presidenti Thaçi kërkon nga shtetet Islamike përkrahje për anëtarësim në Interpol

Mos i humb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara sot ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen, prej të cilit kërkoi vazhdimin e mbështetjes nga OBI-së për rritjen e numrit të njohjeve të shtetit të Kosovës, si dhe për procesin e anëtarësimit në Interpol dhe organizata tjera ndërkombëtare.

“Kërkova nga sekretari Al-Othaimeen vazhdimin e mbështetjes së OBI-t për rritjen e numrit të njohjeve të shtetit tonë, për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Presidenti Thaçi po qëndron në Nju Jork për disa ditë së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrin e parë Behgjet Pacolli.

“I shoqëruar nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri i parë Behgjet Pacolli, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, pata një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen, me të cilin biseduam për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe 57 shteteve anëtare të kësaj organizate”, ka shkruar Thaçi./Kosova Post/

Fotografia e Hashim Thaçi

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit