Presidenti Thaçi: Medalja e bronztë e FSK-së në Britani, arritje e cila na bënë krenarë

Mos i humb

Forca e Sigurisë së Kosovës, janë shembulli më i mirë për punën dhe angazhimin shtesë që po bëjnë së bashku me ekipin e tyre profesional për gatishmërinë edhe në situata më të ndërlikuara , kështu u shpreh sot Presidenti i vendit, Hashim Thaçi,  në pritjen  e ekipit të  Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili ka marrë pjesë në gara ndërkombëtare “Cambrian Patrol”.

Siç u shprehë më tutje presidenti, arritja e medaljes së bronztë në gara në Britani na bënë të ndjehemi krenarë me djemtë tanë në FSK.

“Falënderoj gjeneralin për angazhimin shtesë dhe profesional së bashku me ekipin e tij me ushtarë e epror të FSK-së, të cilët janë shembulli me i mirë që FSK-ja, është gati edhe për situata shtesë dhe për rrethanat e krijuara”, tha Thaçi për të shtuar më pas se legjislacioni i miratuar në Kuvend është një hap gjigant i cili avancon FSK-në, dhe kjo e arritur tha ai është rezultat i angazhimeve të të gjithë mekanizmave.

“Hap gjigant i nevojshëm  për FSK-në është miratimi i ligjeve për këtë institucion edhe pse i vonuar, por  kjo arritje është bërë në rrugë të drejtë  dhe në bashkëpunim me të gjithë mekanizmat”, tha presidenti.

Ai më pas shprehu emocionet dhe ndjenjën e krenarisë me djemtë e FSK-së, që kanë arritur rezultate të çmuara në garat në Britani.

“Ndihemi krenar për punën dhe suksesin djemve të FSK-së, suksesin e tyre të ri të shkëlqyer. Suksesi i tyre në gara në Britani, e shpërblyer me medalje të bronztë, është një arritje e cila na bënë krenarë dhe është një punë ekipore e shtetit të Kosovës. Nuk ka qenë një betejë e lehtë për ta, por kanë arritur të radhitën në vendin e tretë”, u shprehë presidenti Thaçi, derisa ka kujtuar se së bashku me punë ekipore do të arrijmë edhe objektivat e reja me këtë edhe transformimin në ushtri.

“Do të arrijmë objektiva të reja tash edhe me transformimin e FSK-së në ushtri. Kosova do të ketë ushtrinë e ardhshme me standarde me të përshtatshme në rajon”, tha Thaçi.

Ndërsa, Gjenerali i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama theksoi se është obligim i FSK-së të kryej punën e saj me Kushtetutë dhe ligj.

“Falënderoj për përkrahjen pa rezervë nga të gjithë mekanizmat veprues e këshillues. Kjo është hera e dytë që FSK-ja, është pjesë e kësaj gare ndër  404 shtete të botës. Është obligim i yni ta kryejmë punën tonë, dhe do të vazhdojmë të kryejmë obligimet tona sipas ligjit dhe Kushtetutës”, u shpreh Rama./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit