Presim që Trump dhe Kim Jong-un të shpallin fundin e luftës koreane

Mos i humb

Koreja e Jugut pret që samiti i ardhshëm mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un të rezultojë me shpalljen e përfundimit të Luftës Koreane.

Trump dhe Kim do të takohen më 27 dhe 28 shkurt në Hanoi të Vietnamit ndërsa zëdhënësi i Zyrës së Presidentit të Koresë së Jugut, Kim Eui-kyeon tha se është e mundur që në këtë samit zyrtarisht të shpallet fundi i Luftës Koreane, e cila edhe pas më shumë se gjashtë dekadash nuk është përmbyllur me një marrëveshje formale të paqes.

“Nga ana jonë, rruga e paqes është e hapur. Nuk është e mundur të dimë se si do të ndodhë por besoj se SHBA dhe Koreja e Veriut mund të arrijnë marrëveshje për deklaratën që do t’i japë fund luftës”, tha Kim Eui-Kyeon në një deklaratë për agjencinë Yonhap.

Udhëheqësit e dy Koreve, Kim Jong-un dhe Moon Jae-in vitin e kaluar në Phenian nënshkruan marrëveshjen me të cilën i dhanë fund armiqësisë ushtarake, sipas së cilës, “de facto” u shpall paqja.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Kaltër, Kim ka thënë se një marrëveshje e tillë midis SHBA-së dhe Koresë së Veriut mund të shpallë paqen e shumëpritur në Gadishullin Korean.

“Koreja e Jugut dhe SHBA kanë arritur tashmë marrëveshje paqeje me Kinën, kështu që vetëm SHBA dhe Koreja e Veriut aktualisht mbesin në Luftën Koreane. Ne mbështesim idenë e shpalljes për t’i dhënë fund luftës, pa marrë parasysh se si do ta bëjnë këtë”, tha Kim Eui-kyeon.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit