Pretendimet për vrasjen e gazetarit Khashoggi

Mos i humb

Pretendimet se gazetari saudit Jamal Khashoggi është vrarë në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll shkaktuan reagime në SHBA.

Redaktori i gazetës “Washington Post” Fred Hiatt, i cili ka folur në lidhje me pretendimin për vrasjen e Khashoggi-t në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll duke u bazuar në lajmin e Reuters, tha se “Nëse lajmet se Jamal është vrarë janë të vërteta, atëherë ky është një akt monstruoz dhe i padepërtueshëm”.

Ai tha se Khashoggi ishte një gazetar i guximshëm. “Shpresojmë se ende është i tillë. Ai shkruan me dashuri për vendin e tij dhe me besim të thellë për lirinë dhe dinjitetin njerëzor. Ne ndjenim krenari të madhe të publikojmë shkrimet e tij”, tha Hiatt.

Në anën tjetër edhe senatori amerikan Chris Murphy në një deklaratë nga rrjeti social tha se “Nëse pretendimet se sauditët kanë tërhequr me mashtrim një person që jeton në SHBA në konsullatën e tyre, rezultojnë të sakta, atëherë vrasja e gazetarit mund të paraqesë një pikë kthese fundamentale në marrëdhëniet SHBA-Arabi Saudite”.

Murphy edhe në një deklaratë të mëparshme u ka bërë thirrje autoriteteve saudite që urgjentisht t’i përgjigjen pyetjes së zhdukjes së gazetarit të “Washington Post”, Jamal Khashoggi.

– Policia deklaratë për Khashoggi-n

Sipas informacioneve që posedon policia e Turqisë, është zbuluar se Jamal Ahmad H. Khashoggi nuk ka dalë nga konsullata e Arabisë Saudite në Stamboll, ku kishte shkuar më 2 tetor në orën 13:12 për procedura të kurorëzimit.

Po ashtu është përcaktuar se 15 shtetas dhe zyrtarë sauditë me dy avionë kanë mbërritur në Stamboll dhe kanë vizituar kosullatën saudite në orë të ngjashme me atë kur gazetari Khashoggi ndodhej në konsullatë dhe se më pas janë kthyer në shtetet prej nga kanë ardhur.

Zyrarët policorë po vazhdojnë hetimet me udhëzimin e Zyrës së kryeprokurorit të Shtetit në Stamboll.

Policia turke po monitoron me kujdes të gjitha hyrjet dhe daljet nga konsullata gjatë kohës që nga momenti i hyrjes së Khashoggi-t në konsullatë dhe njoftimit të së fejuarës së tij se nuk po arrin të marrë informacione për Khashoggi-n./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit