Pretendohet se SHBA “themelon komandën e operacioneve të përbashkëta në Kirkuk”

Mos i humb

Pretendohet se në qytetin Kirkuk të Irakut, në kryesimin e SHBA-ve do të themelohet komanda e operacioneve të përbashkëta, ku do të marrin pjesë edhe kurdët.

Deputeti i Parlamentit të Irakut nga Uniteti i Atdhedashësve të Kurdistanit (KYB) Mahmud Osman, në një deklaratë për gazetarin e AA-së pretendon se në qytet do të themelohet komanda e operacioneve të përbashkëta nën kryesimin e SHBA-ve, ku do të marrin pjesë edhe forcat kurde.

Ai tha se janë ndërmarrë hapat e parë për themelimin e komandës së operacioneve të përbashkëta. Osman pretendon se forcat e SHBA-ve kanë filluar të vendosen në Bazën Ushtarake K1, e cila ndodhet në jug të Kirkukut.

Osman pretendon se pas marrjes së Kirkukut nën kontroll nga forcat e përbashkëta të formuara nga ushtria e Irakut, midis policisë federale dhe forcave Hashdi Shabi ka patur probleme në aspekt të ofrimit të sigurisë dhe ndarjes së forcës në qytet.

Deputeti Osman shtoi se kohë pas kohe po kryhen bastisje në disa lagje me shumicë kurde.

Forcat e përbashkëta irakiane morën kontrollin e plotë ndaj provincës së Kirkikut pas tërheqjes së forcave Peshmerga më 16 tetor./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit