Pretendohet se Trump dhe Putin do të takohen në Samitin e NATO-s

Mos i humb

Pretendohet se presidenti i SHBA-ve, Donad Trump dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin do të takohen në Samitin e NATO-s, që do të mbahet më 11-12 korrik në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel.

Sipas mediave amerikane Trump dhe Putin kanë marrë vendim për t’u takuar në Samitin e NATO-s.

Thuhet se administrata e Trumpit ka inicuar që takimi të realizohet në kryeqytetin e SHBA-ve, Washington, por që pala ruse ka kërkuar që takimi të mbahet në një vend tjetër.

Ende nuk ka deklaratë zyrtare në lidhje me takimin.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Trump, John Bolton në fund të këtij muaji do të zhvillojë një vizitë në Moskë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një deklaratë në Londër vuri në dukje rëndësinë e takimit të planifikuar mes Trumpit dhe Putinit.

Stoltenberg theksoi se takimi Trump-Putin nuk bie ndesh me interesat e NATO-s.

Samiti i NATO-s ku do të marrin pjesë presidentët dhe kryeministrat e vendeve anëtare do të mbahet më 11-12 korrik 2018 në Bruksel./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit