Prezantohet makina e re Putinit: prodhim me “forcat e veta”

Mos i humb

Makina e re presidenciale e prodhuar nga Rusia u paraqit të mërkurën në Sallonin Ndërkombëtar të Moskës. Bëhet fjalë për një Aurus Senat.

Kjo markë përfshin dhe një model limuzinë, kamionçinë dhe fuoristradë. Aurus synon gjithashtu të fillojë prodhimin serial të motorëve elektrike plotësisht jo më herët se në vitin 2020.

Ministri rus i Tregëtisë dhe Industrisë, Denis Manturov, tha se vendet e Lindjes së Mesme do të jenë të parat që do të importojnë makina Aurus, veçanërisht Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Në vitin 2021 do të kemi një strukturë të re, do të jemi gati për të rritur prodhimin dhe do të jemi në gjendje të plotësojmë kërkesën globale për këto makina”, tha nga ana e tij Franz Gerhard Hilgert, shefi ekzekutiv i Aurus-it.

Presidenti rus Vladimir Putin përdori një limuzinë të blinduar Aurus Senat për inaugurimin e tij presidencial në maj. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit