Prezantuesi i njohur i lajmeve i bashkohet partisë së Fatmir Limajt

Mos i humb

Prezantuesi i njohur i lajmeve në televizion publik, Resul Sinani po i bashkohet NISMA’s Socialdemokrate të Fatmir Limajt.

Burime të Gazetës Express kanë mësuar se brenda pak ditësh njëra prej fytyrave të lajmeve të RTK’së pritet të zyrtarizojë aderimin në NISMA.

Ai, sipas të njëjtave burime, do të emërohet edhe si zëdhënës i kësaj partie dhe këshilltarë i Ministrit të Arsimit, Shyqri Bytyqi.

Express ka kontaktuar me zëdhënësin e Limajt në Qeveri, Leotrim Berishën, por ai nuk ka konfirmuar lajmin. Nga ana tjetër, prezantuesi Sinani nuk është përgjigjur në thirrjet e gazetës.

Megjithëkëtë, Express merr vesh se, të hënen Resul Sinani do të zyrtarizojë largimin nga televizioni publik, derisa aderimi i tij pritet të ndodhë në një nga organizimet e NISMA’s për të shënuar përvjetorin e themelimit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit