Princi saudit: Nëse Irani zhvillon bombë bërthamore, do ta bëjmë edhe ne

Mos i humb

Princi saudit i kurorës Muhammed bin Salman deklaroi se Arabia Saudite do të zhvillojë bombë bërthamore, nëse Irani e bën atë.

Bin Salman për CBS deklaroi se Arabia Saudite nuk dëshiron të zhvillojë bombë bërthamore, por se do ta bëjë atë nëse Irani zhvillon.

Ai liderin iranian Ali Khamenei e krahasoi me Hitlerin.

“Shumë vende në mbarë botën dhe në Evropë nuk e kuptonin sa i rrezikshëm është Hitleri deri sa ishte tepër vonë. Nuk dëshiroj të shoh që e njëjta të ndodh edhe në Lindjen e Mesme”, tha ai.

Salman tha se ekonomia e Arabisë Saudite është më e madhe se ajo e Iranit. Ai shtoi se ushtria iraniane nuk është në top pesëshën në botën islame. Për të gjitha këto, ai konsideron se Irani nuk është rival i Arabinë Saudite dhe se është larg të qënit i barabartë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit