Princi William merr dozën e parë të vaksinës anti-Covid

Mos i humb

BRITANI E MADHE

Princi William ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit, në një qendër vaksinimi në Londër. Duka i Kembrixhit shkroi në Twitter këtë mëngjes:

“Të martën unë mora dozën time të parë të vaksinës Covid-19. Për të gjithë ata që punojnë në kujdesin shëndetësor, faleminderit për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni.”

Ai shoqërohej nga e bashkëshortja Kate Mideelton, e cila ishte e maskuar. 38-vjeçari nuk dha detaje se cilën vaksinë mori, por sipas rregullave në fuqi, ai do të marrë Pfizer/ BioNTech ose Oxford-AstraZeneca. William është anëtari i fundit i Familjes Mbretërore që bëri publik vendimin e tyre për të bërë vaksinën dhe ai ndjek gjurmët e Mbretëreshës dhe Princit Çarls.

Duka i Kembrixhit doli pozitiv me koronavirus në Prill të vitit të kaluar, por e mbajti të fshehtë. Trashëgimtari i fronit thuhet se ndjeu panik teksa filloi të shfaqte simptoma të Covid-19.

Më herët princi ka përshëndetur suksesin të programit mbi vaksinimin. Në të njëjtën kohë, fushata e vaksinimit po shtrihet në grupmoshat më të reja në mënyrë që të ulet rreziku nga koronavirusi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit