Prishtinë, studentët kundër uljes së vlerës së bursave në UP

Mos i humb

Disa studentë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” të cilët janë edhe pjesë e organizatës Studentore “Reforma” me anë të pikturave dhe punimeve artistike kanë shprehur kundërshtimin lidhur me vendimit e Këshillit Drejtues të UP-së për uljen e vlerës së bursës studentore për studentë të shkëlqyer, nga 900 në 500 euro.

Studentë të cilët zhvilluan këtë aktivitet janë pjesë e Fakultetit të Arteve pranë UP-së. Ata me anë të pikturave kanë shprehur gjendjen e vështirë të studentëve pas vendimit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” më 21 dhjetor që parasheh zbritjen e bursave nga 900 euro në 500 euro.

Pikturat e punuara nga vetë studentët shfaqin edhe mesazhe të ndryshme për shpenzimet e shumta të tyre për të cilat mendojnë se nuk po merren parasysh nga drejtuesit e universitetit.

Në emër të studentëve, nënkryetari i organizatës studentore “Reforma dhe njëherësh student i Fakultetit të Arteve në këtë universitet, Arben Elshani në një prononcim për mediat tha se përmes këtij aktiviteti “do të shprehim jo vetëm kundërshtimin për vendimin që të kthehet në rishqyrtim, por edhe të kthehet vlera e bursës që më herët ka qenë 900 euro”.

Ai theksoi se në qoftë se nuk realizohet kërkesa e tyre ata do të vazhdojnë me aktivitete të ndryshme dhe protesta deri në shkarkimin e bordit aktual. “Do të kërkojmë edhe nga ministri i Arsimit dhe Qeveria që të ndodh shkarkimi i bordit në mënyrë që kjo kërkesë të realizohet deri në fund dhe nuk do të dorëzohemi për asnjë rast”, tha Elshani.

Elshani shtoi se ata do të merren edhe me temat për rritjen e cilësisë dhe zhvillimit në universitet, ndërsa sa i përket kërkesës për bursat do të merren me bordin aktual.

Ndërsa, dy ditë më parë kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj kishte pritur në takim një grup të studentëve bursistë të UP-së ku kishte garantuar se nuk do të ketë zvogëlim të bursave./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit