Prishtinë, të mërkurën protestë kundër ndotjes së ajrit

Mos i humb

Niveli i ndotjes së ajrit është rritur bashkë me shqetësimet për shëndetin, javëve të fundit në Prishtinë.
Për të shprehur pakënaqësinë dhe shqetësimin e qytetarëve të mërkurën me 31 janar në Prishtinë do të organizohet protestë para Teatrit Kombëtar duke filluar nga ora 12.

Thirrje për pjesëmarrje në protestë u është bërë të gjithë qytetarëve përmes facebook-ut.

Prishtinasit po kërkojnë që çështja e ndotjes së ambientit të merret më seriozisht nga ana e Qeverisë dhe pushtetit lokal, shkruan indeksonline. “Pra, është koha e qytetarit dhe një proteste për të gjetur zgjidhje rreth kësaj problematike të rrezikshme. Ne, qytetarët e Prishtinës, kërkojmë që kjo çështje të merret seriozisht nga Qeveria dhe Pushteti Lokal. Koha po kalon dhe ne nuk po shohim asnjë plan më konkret e të detajizuar për ta zgjedhë problemin e ndotjes. Secili jemi viktimë, dhe askush nuk pret një mrekulli me shkop magjik për problemin”, thuhet në përshkrimin rreth protestës.

Ndërkohë që alarmin rreth ndotjes së ambientit e ka dhënë edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, duke u sugjeruar kosovarëve që të dalin në qytet me maska.

Pasditen e së dielës ka reaguar edhe partia Ekologjike, e cila ka kërkuar nga Qeveria që ta marrë me më shumë seriozitet ndotjen. Një hapje e dritares e tregon realitetin e ndotjes së tmerrshme të ajrit në Prishtinë, dhe mushkëritë tona si dhe shëndeti ynë po shkatërrohet duke u ekspozuar në këtë ajër, mjegull e smog.

Për gjendjen e ajrit ka reaguar edhe i pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se Dragodani është lagjja më e ndotur e Prishtinës./Kosova post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit