Prishtinë, tryezë për zonën ekonomike të Ballkanit Perëndimor

Mos i humb

Organizata joqeveritare- Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) organizoi tryezën e diskutimit me temë “Zona Ekonomike Rajonale e Ballkanit Perëndimor: implikimet më të gjëra tregtare dhe sfida në zbatim për Kosovën”.

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, gjatë fjalës së tij tha se orientimi i Kosovës duhet të kthehet në vetvete dhe të veprojë reciprokisht ndaj vendeve fqinjë me të cilat ka çështje të hapura. Limaj theksoi se ekonomia dhe bizneset kosovare gjithnjë kanë patur problemin e lëvizjes drejtë Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

“Për çfarë zone të lirë rajonale ne flasim kur ende kemi problemin e qarkullimit Kosovë-Bosnje e Hercegovinë dhe qarkullimi i njerëzve është më i vështirë në drejtim të Bosnjës se sa në drejtim të çfarëdo vendi të BE-së. Mosnjohja e Kosovës të pavarur dhe problemet tjera politike janë barrierat kryesore për mendimin tim që Kosova të mbajë qëndrim si do të ecë më tutje”, tha Limaj.

Ndërsa, ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë i Republikës së Kosovës, Besim Beqaj theksoi se zona ekonomike rajonale është diçka ndërmjet ekonomisë dhe politikës duke vënë në dukje se ideja është t’i ofrojë Ballkanit diçka për fillimet e integrimit në BE.

Ai tha se nga kuptimi ekonomik Kosova duhet të bashkëpunojë fuqishëm me gjithë aktorët ndërkombëtar, sipas tij, posaçërisht me BE-në për të ndërtuar kapacitete konkurruese të ekonomisë. Sipas tij, arsyeja pse investitorët mund të shkojnë në vendet fqinje, janë sepse “investitorët kërkojnë qartësi politike, stabilitet institucional, fuqi punëtore marrëveshje dhe heqjen e barrierave tarifore dhe jotarifore.”

Ndërsa, Arbëresha Loxha nga GSJP tha se marrëveshja e nënshkruar në korrik të këtij viti në Trieste për Zonën e Lirë Ekonomike të Ballkanit do të mbështetë përpjekjet e këtyre vendeve. “Një treg prej 20 milion banorësh do të ishte shumë më atraktiv për investime të huaja se sa tregjet individuale, por duhet theksuar gjithashtu se gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të ballafaqohen me barriera dhe sfida cilat po pengojnë investitorët e huaj të investojnë në këtë rajon që janë mungesa e sundimit të ligjit, korrupsioni dhe infrastruktura e varfër”, tha Loxha./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit