Pritjet e Luginës së Preshevës nga dialogu Kosovë-Serbi

Mos i humb

Para dy ditësh kreu i shtetit Hashim Thaçi ka thënë se nuk mund të ketë marrëveshje finale me Serbinë pa pasur korrigjim të kufijve në mes të dyja shteteve. Por njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se ky propozim i presidentit të Republikës përpos që është i rrezikshëm, e ka ndarë edhe skenën politike brenda vendit.

Teksa ka folur rreth paralajmërimit të Thaçit për bashkëngjitje të Luginës me Kosovën, kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka thënë se Kosova Lindore e mirëpret një deklaratë të tillë.

“Në vazhdimësi kemi përshëndetur cilëndo deklaratë nga zyrtarët e Kosovës kur Lugina e Preshevës trajtohet si çështje, e cila kërkon zgjidhje të drejtë. Në këtë kontekst deklarata e presidentit mirëpritet në Luginë të Preshevës, ku dialogu i Kosovës me Serbinë konsiderohet si mundësi e jashtëzakonshme, por edhe e fundit për të gjetur zgjidhje për çështjen e shqiptarëve në këtë rajon”, ka deklaruar ai për Zërin. Kamberi më tej ka thënë se ekzistojnë dy opsione, prej të cilave shqiptarët e Luginës së Preshevës presin zgjidhje.

“Praktikisht janë dy mundësitë që i presim. Nëse Kosova vendos të ecë në linjën e korrigjimit të kufijve ne presim që Lugina e Preshevës, si tërësi, të bashkohet me Kosovën. Në të kundërtën, Lugina e Preshevës dhe të drejtat e shqiptarëve në këtë rajon duhet trajtuar sipas parimit ndërkombëtarisht të njohur të reciprocitetit me të drejtat e serbëve në Kosovë”, ka nënvizuar i pari i Komunës së Bujanocit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit