Prokurori i Përgjithshëm i kërkon ILD-së nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e shkeljeve individuale nga ana e prokurores Armarda Xhaferri

Mos i humb

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela bazuar në ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, në datën 05.05.2021 i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e shkeljeve individuale të kryera në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurores Armarda Xhaferri në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Pas informacioneve të marra për zvarritje të veprimeve procedurale në hetimin e procedimeve penale nga ana e prokurores, Sektori i Monitorimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka vijuar me ndjekjen dhe monitorimin e rastit, duke konstatuar veprime të cilat mund të përbëjnë shkelje disiplinore në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurores Xhaferri në lidhje me funksionin e saj si magjistrat sipas nenit 102 pika 1 gërma “e” të ligjit 96/2016 “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar me ligjin nr. 48/2019.

Prokurori i Përgjithshëm mbështet të gjitha nismat që kontribuojnë në mirëfunksionimin e shërbimit të prokurorisë në të gjitha nivelet, duke synuar rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së magjistratëve prokurorë gjatë ushtrimit të detyrës dhe zhdukjen e kulturës së pandëshkueshmërisë brenda institucioneve të drejtësisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit