
Prokuroria egjiptiane është duke hetuar shkaqet e vdekjes së djalit të presidentit të ndjerë Mohammad Morsi, ndërkohë që familja pret leje për të varrosur trupin e tij, tha avokati i familjes.
Abdullah Morsi, 24 vjeç, vdiq në orët e vona të mërkurën në një spital të Egjiptit si pasojë një sulmi në zemër, thanë burimet familjare për AA.
Avokati Abdel-Moneim Abdel-Maqsoud deklaroi se familja është duke pritur leje zyrtare për varrosjen e djalit të tyre.
Deri më tani, autoritetet egjiptiane nuk kanë dhënë asnjë koment ose deklaratë mbi vdekjen e Abdullah Morsit.
Abdullah Morsi ishte një kritik i hapur i qeverisë egjiptiane dhe kishte akuzuar presidentin egjiptian Abdel-Fattah al-Sisi për vrasjen e babait të tij. Ai është burgosur dhe liruar disa herë me akuza për të cilat vëzhguesit ligjorë thonë se ishin të fabrikuara.
Mohammad Morsi, presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt, vdiq nga një sulm i papritur në zemër në qershor gjatë një seance gjyqësore. Ai u përmbys përmes një puçi ushtarak në vitin 2013.


