Protesta, 1500 efektivë policie në terren, blindohet Kryeministria

Mos i humb

Opozita do të protestojë sërish sot para Kryeministrisë me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama. Ndryshe nga herët e tjera, qytetarët do të mblidhen para Kryeministrisë në orën 18.00. Skenari i protestës  është i ngjashëm me atë të dy protestave të tjera ku qytetarët do të mblidhen para selisë së qeverisë  në dy pjesët anësore të saj ana e Piramidës dhe në rrugën ‘Ismail Qemali’.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Të paktën 1500 efektivë të policisë pritet të jenë të angazhuar sot në terren për mbarëvajtjen e protestës së opozitës. Përveç forcave të policisë godina e Kryeministrisë, nga ana tjetër është e rrethuar me gardh metalik, një masë e shtuar e policisë për të shuar çdo skenar të mundshëm që mund të kenë protestuesit. Në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ policia ka instaluar kamera me rezolucion të lartë për të filmuar cdo person të dhunshëm apo që cënon rendin publik.

Turma do të monitorohet nga godinat e larta, nga forcat RENEA dhe efektivët e Gardës. Masa sigurie do të ketë edhe në institucione të tjera të pozicionuara në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Në gadishmëri do të qendrojnë dhe autobotet me ujë për të shpërndarë turmat si edhe shërbimi zjarrfikës dhe ai shendetësor. Pasdite pritet që të ketë edhe kufizime trafiku ne bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe rrugët lidhëse me të.

Ora 14:52 – Ish-deputeti denoncon: Gjoba deri 5 mln për të penguar protestën

Ish-deputeti demokrat Luan Baçi pak para nisjes nga Fieri ka komentuar protestën e organizuar sot nga opozita para godinës së Kryeministrisë në Tiranë. Ish-deputeti tha se drejtuesve të mjeteve private dhe atyre të transportit publik iu është bërë presion me gjoba deri në 5 milionë për të penguar transportin e protestuesve. Baçi, u shpreh i bindur se asnjë lloj presioni nuk do t’i pengojë.

Ora 14:24 – Protestues nga Mati, Dibra e Bulqiza nisen drejt Tiranës

Në rrethin e Matit simpatizantë të PD-së dhe LSI-së janë mbledhur fillimisht në qendër të qytetit për të vijuar më pas udhëtimin drejt Tiranës me autobusë dhe me mjete private. Sipas drejtuesve të PD-së në  Mat, janë 1500 persona të cilët kanë shprehur pjesëmarrjen në protestë. Ndërkohë policia ka ngritur pika kontrolli që prej ditës së djeshme në dalje të qytetit të Burrelit dhe në Skuraj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit