Protesta/ Ambasada e SHBA: Shmangni pikat e grumbullimit

Mos i humb

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar për protestën e opozitës së bashkuar, e cila është njoftuar gjatë ditës së nesërme. Ajo bën thirrje që të shmangen pikat ku do të grumbullohen protestuesit.

Në apelin e ambasadës theksohet se grupi i protestuesve demonstron kundër qeverisë, ndërsa thekson se në protestat e fundit, Policia e Shtetit ka përdorur gaz lot sjellës dhe situata mund të precipitojë pasi nuk është përcaktuar as afati se sa do të zgjasë tubim i thirrur nga opozita e bashkuar.

“Demonstrata pritet të ndodhë kur Kuvendi i Shqipërisë të mblidhet në seancë. Grupi demonstron kundër qeverisë. Kohëzgjatja e demonstratave është e panjohur. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gazlotsjellës gjatë protestave të fundit. Shmangni pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose të vazhdueshme”.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit