Protesta, Basha: Kjo është beteja për të cilën zgjohemi

Mos i humb

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në fjalimin përmbyllës të protestës sot u premtoi qytetarëve që nuk do t’i braktisë kurrë. Basha, theksoi ndër të tjera nga protesta se beteja për të cilën zgjohet çdo mëngjes, është ajo e një Shqipërie si gjithë Europa.

“Shpresa i ka hapur krahët e saj dhe formulon anë e kënd vendin tonë. Shpresa fillon me largimin e kryejdutit Edi Rama, por nuk mbaron aty. Të gjithë i kemi borxh Shqipërisë, ndaj zotohem para jush, bashkëqytetarë të mi, për t’iu larguar protestës. Se nuk ka forcë mbi tokë t’ju tradhëtoj ju këtë lëvizje për demokraci të standarteve europiane, do të behet realitet.

Verdikti juaj e duam shqipërinë si gjithë europa. Me ju, me shi e me diell. Me përballje me përplasje, do jem gjithmonë unë, dhe opozita e bashkuar. Që kurrë nuk na braktisët, nuk do ju braktisëm në ëndrrën më të bukur. Kjo është beteja për të cilën zgjohemi çdo mëngjes, që ka shkatërruar parlamentit, ka kapur dhe ka blerë ekranet kryesore të mediave. Mirënjohje për gazetarët, turp për pronarët oliigarkë të mediave dhe ndjesë për ata që u bënë milionerë në kohën e drejtimit të PD mbi gjakun tuaj. Bregu i lirisë dhe demokracisë, nuk do t’i pranojë kurrë gabimet e të kaluarës, për këtë betohem para zotit dhe para jush. Të gjithë shqiptarët e bashkuar kanë një qëllim, shqipërinë si gjithë europa.

Ngriheni kokën dhe bashkoheni në këtë lumë dritë. Nuk do jetë e narkotrafikantëve, nuk do jetë e oligarkëve grabitqarë dhe mashtrues do jetë e juaja dhe Shqipërisë Europiane. Zoti e Bekoftë Shqipërinë.”-tha Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit