Protesta e naftëtarëve, takim në Ministri. Marrin premtim për pagat

Mos i humb

Një përfaqësi e naftëtarëve të Ballshit dhe Sindikatës u takuan sot në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës me ministrat Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj dhe përfaqësues të firmës që menaxhon uzinën e përpunimit të naftës.

Sipas sindikalistëve, administratori i uzinës u ka premtuar se do të marrë kredi për të paguar nesër dy rroga të prapambetura.

Për të kërkuar pagat dhe derdhjen e kontributeve në sigurimet shoqërore, rreth 200 punonjës të uzinës së përpunimit të thellë të naftës u nisën një ditë më parë në këmbë nga Fieri deri në Lushnje, për të vijuar më pas një pjesë rruge me autobus për në Tiranë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit