Protesta e opozitës, ndërpriten valët e telefonisë së lëvizshme

Mos i humb

Masat e larta të sigurisë në vazhdën e protestës që po zhvillohet aktualisht përpara Kuvendit të Republikës së Shqipërisë përfshijnë jo vetëm angazhimin e mbi 1.500 efektivëve të Policisë së Shtetit, por tashmë edhe ndërprerjen e valëve të telefonisë së lëvizshme, me vendim të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Përmes një njoftimi zyrtar në faqen e tij të internetit, AKEP bën të ditur se udhëzimi i operatorëve të telefonisë celulare për ndërprerje të shërbimeve telefonike në disa zona të Tiranës, është bërë me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Gjithçka bëhet me qëllim marrjen e masave për zbatimin e detyrimeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesave të vendit dhe të sigurisë publike.

Ndërprerja e sinjalit telefonik do të bëhet nga ora 11:00 deri në orën 16:00 të këtij 21 shkurti.

“AKEP iu kërkon ndjesë qytetarëve lidhur me kufizimet e përkohëshme të shërbimeve dhe shpreson që situata të tilla të mos jenë të nevojshme në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e autoritetit në fjalë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit