Protesta e prindërve në Tiranë: Mos na hiqni nga shkolla!

Mos i humb

Prindërit e nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Gustav Mayer” në Tiranë vazhdojnë të protestojnë kundër zbatimit të projektit për rikonstruksionin e palestrës së shkollës. Me anë të fletushkave të ngjitura rreth shkollës ata lajmërojnë se të premten do të bojkotojnë mësimin, nuk do t’i sjellin fëmijët në shkollë.

Janë rreth 400 prindër që kanë firmosur peticion drejtuar bashkisë dhe Drejtorisë Arsimore të Tiranës. Në fillim të javës që vjen, rreth 1200 nxënës duhet të zhvendosen në dy shkollat më të afërta për ta zhvilluar mësimin pasdite.

“Ne i kemi programuar gjërat që në shtator. Palestra të ristrukturohet në muajt e verës, pasi kjo është një shkollë e re dhe nuk është emergjente palestra”, thonë prindërit.

Nga ana e Bashkisë së Tiranës pohohet se rikonstruksioni që do të zgjasë për një periudhë kohore deri në 6 muaj, është i domosdoshëm për shkak të nevojës për ndërhyrje në sistemin qendror të ngrohjes, nyjeve sanitare dhe kushteve të palestrës. Por, nisur nga shqetësimi i drejtë i disa prej prindërve, Bashkia e Tiranës sqaron se arsyeja e ndërhyrjes në këtë periudhë të vitit është sigurimi i kohës së nevojshme për të kryer të gjitha punimet, në mënyrë që shkolla e rikonstruktuar të çelë dyert për nxënësit e saj në shtator 2019.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit