Protesta në Iran, përleshje mes demonstruesve dhe policisë

Mos i humb

 

Për shkak të inflacionit dhe rritjes së shpenzimeve në qytete të ndryshme iraniane edhe më tej zgjasin protestat.

Në shenjë proteste për shkak të përkeqësimit të kushteve ekonomike janë mbajtur protesta gjatë të cilave pati përleshje mes pjesëtarëve të forcave të sigurisë dhe qytetarëve të tubuar.

Protestuesit të premten mbrëma marshuan afër sheshit Veliasr në Teheran, duke brohoritur slogane kundër, siç thuhet, autoriteteve të regjimit.

Gjatë demonstratave është arrestuar një person i cili hodhi gurë ndaj policisë.

Irani edhe më tej përballet me një varg sfidash serioze ekonomike, përfshirë shkallën e lartë të papunësisë dhe dobësimit të valutës, për shkak të sanksioneve të gjata nga ana e SHBA-ve.

Shumë tregtarë dhe importues iranianë përballen me vështirësi gjatë blerjes së valutave të huaja, të cilat u nevojiten për të paguar produktet e importuara.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit