Protesta në Kosovë/ Punëtorët e Korporatës Energjetike kërkojnë rritjen e pagave

Mos i humb

Në Kosovë është organizuar protesta e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) nga punëtorët në kërkesë për rritjen e pagave.

Qindra punëtorë të KEK-ut u vendosën para zyrave qendrore të KEK-ut në Prishtinë me pankarta në duar, në protestë për rritjen e pagave.

“Duam ngritjen e pagave dhe ne e duam jetën”; “Menaxhment respekto vendimin e Gjykatës, askush mbi ligjin”; “Puna e rëndë por ushqimi i lehtë”; “Punëtorët e rrezikuar në punë, por rrezikshmëria nuk paguhet”, ishin disa nga shkrimet në pankartat e bardha, pra që kryesisht kanë të bëjnë me pagesën për rrezikshmërinë në punë dhe respektimin e vendimeve të gjykatave për punëtorët.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve në KEK, Nexhat Llumnica, tha se menaxhimi aktual duket t’i përmbushë kërkesat e punëtorëve, ndërsa kritikoi edhe menaxhimin e KEK-ut.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit