Protesta në Tel Aviv dhe Kuds për dorëheqje të Netanyahut

Mos i humb

Mijëra izraelitë për të katërtën javë me radhë janë tubuar në rrugët e Tel Avivit, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, me pretendimin për korrupsion. Me të njëjtin motiv, mbrëmë për të parën herë në rrugë dolën edhe disa qindra qytetarë të Kudsit.

Policia e Izraelit njoftoi se disa mijëra njerëz u tubuan në qendër të Tel Avivit, në protesta kundër kryeministrit izraelit, dhe paralelisht me këtë, disa qindra të tjerë morën pjesë në tubimin kundër korrupsionit në Kuds, të organizuar nga e djathta izraelite, ku turmës së mbledhur iu drejtua ish-ministri i Mbrojtjes, Moshe Yaalon.

Protestuesit në Kuds mbanin pankarta me mbishkrimin “As djathtas, as majtas, vetëm drejtë”.

Policia deri më sot të paktën tetë herë ka marrë në pyetje Netanyahun për akuzat për korrupsion. Më konkretisht, ai akuzohet se ka marrë ryshfet, dhe ka bërë shpërdorim të detyrës. Netanyahu ka mohuar akuzat./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit