Protesta para Kuvendit shoqërohet me incidente, policia shoqëron disa persona

Mos i humb

Jashtë mjediseve të Kuvendit, ndërsa deputetët hynin për nisjen e seancës plenare u shënuan përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Disa protestues të grumbulluar në pjesën ku hyjnë deputetët, kanë  hedhur miell dhe vezë në drejtim të makinave të tyre ndërsa ata hynin në Parlament.

Pas incidentit, policia ka ndërhyrë duke shoqëruar disa protestues.

Protesta ka vijuar, ndërsa deputetët e opozitës janë shoqëruar me thirrjet “opozitë e shitur”, “nuk na përfaqësoni”.

Ngjarja ka ndodhur ndërsa Kuvendi pritet të zhvillojë seancë plenare nën masa të forta sigurie.

Pasi deputetët kanë kaluar, protestuesit u përplasën me forcat e policisë duke hequr edhe një pjesë të gardhit metalik.

Përplasjet kanë vijuar me hedhjen e gurëve dhe sendeve të forta drejt policisë ku kanë pësuar lëndime dy prej tyre. Një nga efektivët u godit me gurë në kokë dhe u dërgua për ndihmë mjekësore.

Policia iu përgjigj përpjekjeve për heqjen e gardhit me spray djegës. Raportohet se disa protestues janë lënduar dhe kanë marrë ndihmë.

Për protestuesit e lënduar është krijuar një kordon posaçërisht që të afrohen pranë një autoambulance, e cila ka mbërritur tek hyrja e parlamentit. Ata kanë marrë ndihmën e parë qytetarëve të cilët kanë shfaqur problem të djegies së syve dhe frymëmarrjes.

Në zonë janë vendosur qindra efektivë policie, barriera metalike dhe mjete të tjera në gatishmëri për të garantuar rendin.

Përplasjet vijuan edhe në sheshin përpara Parlamentit pranë godinës së ish-të përndjekurve politikë, ku sërish u tentua heqja e gardhit metalik.

Masat u morën pasi gjatë protestës së djeshme u paralajmërua tubimi i sotëm para Kuvendit me thirrjen për të marrë vezë e miell me vete.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit