Protestë ndaj Twitter-it për shkak të “kërcënimit bërthamor” të Trump-it

Mos i humb

Pas kërcënimit bërthamor të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, përmes Twitter-it, një grup aktivistësh protestuan me mesazhin “@jack is #complicit” (Jack është bashkëfajtor) me anë të një projeksioni ndaj qendrës së rrjetit social në San Francisco.

Sipas lajmit në ueb faqen The Verge, grupi i aktivistëve “Resistance SF”, tha se Twitter-i ka shkelur parimin që ndalon dhunën dhe akuzuan menaxhmentin e kompanisë që nuk pezulloi llogarinë e Trumpit pas deklaratës për butonin e armës bërthamore drejtuar liderit të Koresë së Veriut.

Protestuesit të cilët shënjestruan themeluesin dhe menaxherin e kësaj kompanie Jack Dorsey, shkruan mesazhin “@jack is #complicit” (Jack është bashkëfajtor) në muret e qendrës së kompanisë në San Francisco. Emri përdorues i Dorsey në Twitter është @jack.

Dorsey deri më tani ka kundërshtuar thirrjet në lidhje me pezullimin e llogarisë së Trump-it, me arsye se postimet e presidentit amerikan kanë “vlerë lajmi”, meqë atë që thotë ai do të jetë me interes për publikun.

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un në një fjalim me rastin e Vitit të Ri duke vënë theksin se vendi i tij nuk do të heqë dorë nga programi bërthamor dhe raketor tha se në tavolinën e tij gjithmonë ndodhet “një buton i armëve bërthamore”.

Ndërsa Trump, si përgjigje për këtë kishte thënë se ,”Kim Jong Un ka deklaruar se butoni i armëve bërthamore është gjithmonë në tavolinën e tij. Edhe unë kam një buton të armëve bërthamore! Madje, butoni im është shumë më i madh dhe më i fuqishëm se i tij dhe mbi të gjitha është funksional”./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit