Protestë në Al-Aksa kundër vendimit të SHBA-ve për Kudsin

Mos i humb

Pas namazit të xhumasë, në Kompleksin Al-Aksa në Kudsin Lindor të okupuar është mbajtur protestë kundër vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për njohjen e Kudsit si kryeqytet të Izraelit.

Mijëra palestinez të mbledhur në oborrin e Al-Aksasë në zonën e Qytetit të Vjetër protestuan kundër vendimit të SHBA-ve duke brohoritur slogane si “Kudsi është i arabëve” dhe “Shpirti dhe gjaku ynë të qofshin falë, Aksa”.

Protesta, në të cilën protestuesit valëvitën flamuj të Palestinës, u mbështet edhe nga një grup i turqve të cilët mbanin flamujt e Turqisë dhe fotografitë e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

– 40 mijë njerëz falën namazin e xhumasë në Al-Aksa

Nga ana tjetër, kreu i Administratës së Vakëfeve Islame, Shejh Azam el-Hatip, në një deklaratë për përfaqësuesit e mediumeve bëri të ditur se “40 mijë njerëz e kanë falur namazin e xhumasë në Al-Aksa”.

Shejh Jusuf Ebu Sunejne, i cili ligjëroi në hutben e xhumasë, tha se vendimi i SHBA-ve për Kudsin është “mizor, i pavlefshëm dhe i papranueshëm.”

Gjithashtu, në portat e kompleksit u vërejtën dhjetëra policë izraelitë të cilët kontrollonin letërnjoftimet e disa muslimanëve që kishin ardhur në faltoren e shenjtë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit