Protestuesit sudanezë mbyllin aeroportin “Port Sudan”

Mos i humb

Protestuesit sudanezë kanë mbyllur aeroportin “Port Sudan”, mes protestave kundër një marrëveshjeje paqeje me grupet rebele të vitit 2020, raporton Anadolu Agency (AA).

Fiset Beja në Sudanin lindor kanë kritikuar marrëveshjen e paqes, duke thënë se ajo nuk i përfaqëson ato.

“Aeroporti ‘Port Sudan’ është mbyllur, si përgjigje ndaj ngadalësisë së qeverisë qendrore në gjetjen e zgjidhjeve urgjente dhe të menjëhershme për çështjen e Sudanit lindor”, tha për AA, Ahmed Musa, këshilltar ligjor i Këshillit të Lartë të Beja Nazirs.

Që nga 21 gushti i vitit 2019, Sudani po kalon një periudhë kalimtare 53-mujore që do të përfundojë me mbajtjen e zgjedhjeve në fillim të vitit 2024, gjatë së cilës pushteti ndahet nga ushtria, aleanca e Forcave të Lirisë dhe Ndryshimit (FFC) dhe lëvizjet e armatosura që nënshkruan një marrëveshje paqeje me Khartoum më 3 tetor të vitit 2020.

Të martën, autoritetet sudaneze penguan një përpjekje për grusht shteti nga një grup oficerësh ushtarakë.​​​​​​​

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit