Një çift ukrainas, kanë vendosur të testojnë dashurinë e tyre në një mënyrë mjaft të veçantë.
Më 14 shkurt, ditën e të dashuruarve, ato vendosën të lidheshin me zinxhir, si një provë mbi dashurinë e tyre. Victoria Pustovitova dhe Alexander Kudlai, kanë qëndruar plot 123 ditë të lidhur me njëri-tjetrin. D
ita ku ata vendosën të hiqnin zinxhirët, është shoqëruar nga kamera të shumta, të cilat ishin kurioze për të shikuar këtë akt.
Çifti në fjalë pretendon se shembulli i tyre do të jetë mjaft i mirë për të tjerët, e shpresojnë që e gjithë sprova që kanë kaluar të ketë shërbyer për diçka.
“Kemi komunikim të mirë dhe tani e njohim mirë njëri-tjetrin. Unë dhe Alexander e kemi kuptuar që nuk kemi nevojë për këtë lidhje, thjesht do të na bëjë dëm”, ka deklaruar Victoria.


