PS fushatë në lagjet historike të Durrësit, shpalosen projektet për rehabiltimin e monumenteve të kulturës

Mos i humb

Fushata e kandidatëve të Partisë Socialiste në Durrës ka zbritur në lagjet e vjetra të qytetit. Në takimin e zhvilluar fillimisht në lagjen nr 1 kandidatët e Partisë Socialiste Klodiana Spahiu dhe Ana Dhamo kanë folur për projektet e rëndësishme që pritet ti ndryshojnë rrënjësisht lagjet përreth qendrës. Klodiana Spahiu tha se: “këtu ku jemi, gjendet zona më e rëndësishme arkeologjike e gjithë qarkut Durrës. Shumë shpejt do të nisë zbatimi i projektit të BE-së për rehabilitimin e monumenteve të kulturës, ku përfshihen edhe 8 monumente të rëndësishme të Durrësit. E gjithë kjo zonë do ndryshojë, apsi kemi amfiteatrin që ka një projekt të veçantë rehabilitimi si dhe monumente të tjera, në mënyrë që të shtohet numri i turistëve të huaj”.foto galeri

Duke folur për vlerat e Partisë Socialiste dhe hapjen dhe demokratizimin e saj, Klodiana Spahiu tha se: “më vjen mirë që shoh në këtë takim figura të vjetra të socialistëve të Durrësit, që e kanë mbështetur gjithmonë PS-në. me sinqeritet ju them se secili nga ju mund të ishte një kandidat i denjë i PS për zgjedhjet e 25 prillit. PS është një parti, që ndryshe nga partitë e tjera, realizoi për herë të parë një platformë të veçantë, platformën “Deputeti që duam”, nga e cila dolën dy nga kandidatet e listës së Durrësit, Keida Ferra dhe Ana Dhamo”.foto galeri

Ai që vlerësohet si projekti më i rëndësishëm i mandatit të ardhshëm për Durrësin, është porti turistik. Spahiu tha në lidhje me këtë: “pas dy ditësh do të nënshkruhet marrëveshja me kompaninë nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe perzantohet projekti për ndërtimin e portit turistik. Ky projekt do të ndikojë më së shumti për lagjet pranë portit, lagjes tuaj do ti rritet vlera shumë herë më shumë, pasi pritet një rritje e madhe e turistëve të huaj, prandaj ne duhet të bëhemi bashkë dhe në 25 prill të votojmë PS dhe Edi Ramën, në mënyrë që ta gëzojmë qytetin tonë me këto projekte madhore”.foto galeri

Keida Ferra: Në 25 prill ju ftoj të votojmë PS

Kandidatja tjetër e Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit Keida Ferra tha se: “unë jam rritur në këtë lagje dhe ndihem krenare që jam pjesë e saj. Lagjja 3 dhe 4 janë fare afër qendrës dhe këtu gjenden institucionet kryesore, bashkia, por edhe monumentet e rëndësihme të arkeologjisë. Si kandidate e PS-së është nder për mua që të zgjidhem nga platforma “Deputeti që duam”. Kjo tregon se PS është një forcë politike e hapur dhe ka qasje demokratike karshi shoqërisë, prandaj ju ftoj që në 25 prill të mbështesim këtë forcë politike duke votuar nr 12”.foto galeri

Emiriana Sako: Qendra e qytetit me pamje të re

Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako tha se bashkia po punon për rehabilitimin e qendrës së qytetit dhe zonës muzeale. Sako shtoi se: “ne po punojmë me agjencinë amerikane ADF dhe Ministrinë e Kulturës për këto projekte. Kemi projekt të vecantë për rehabiltimin e amfiteatrit si dhe të 8 monumenteve të tjera që janë dëmtuar nga tërmeti. Këto monumente do të financohen nag BE falë një fondi prej 40 milion euro që është për gjithë vendin, në mënyrë që këto monumente të trashëgimisë kulturore të jenë të vizittueshme për gjatë gjithë vitin”. Sako foli edhe për programin e rindërtimit duke theksuar se kemi dhënë bonus qiraje për 4800 familje dhe aktualisht janë 3800 familje që vazhdojnë ta marrin. Po kështu, është dhënë granti i rikonstruksionit për më shumë se 10 mijë familje në total.

foto galeri

foto galeri

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit