PS ka përgjuar edhe kreun e SHISH Helidon Bendo: Është votues i sigurt për PS

Mos i humb

Rilindja ka përgjuar qytetarët nëpërmjet portalit e-albania duke nisur nga ID, emaili , nr telefonit për të kuptuar kështu se cilët janë votues të sigurt për PS dhe cilët jo, tregues ky permes patrozhanistit perkates.

Kulmi arrin në patronazhin për shefin e SHISH, Helidon Bendo, përballë të cilit patronazhistja me emrin Marjana Ndraka ka raportuar se ai ka preferenca për PS dhe se mund të konsiderohet votues i sigurtë për PS.

Në raportimin për shefin e SHISH janë të gjitha të dhënat si numër telefoni, numri i kartës së identitetit, qendra e votimit, etj, por nuk është shënuar vendi i punës.

Të raportosh edhe për shefin e Shërbimit Informativ Shtetëror, ky është një rekord i paimagjinueshëm në gjurmimin e votave, që vetëm Rilindja mund ta ketë thyer në historinë e asaj që Taulant Balla e quajti “punë në terren”.

Por në anën tjetër, është edhe një dëshmi tronditëse, se si Rilindja e ka kthyer shtetin në një leckë dhe e keqpërdor sa herë t’i duhet për nevojat e saj personale.

Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur të gazetarëve si Blendi Fevziu, Ylli Rakipi, Mero Baze, Fatos Lubonja, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Arjan Cani e Eni Vasili, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit