Kryesia e PS merr vendimin, kush janë delegatët e rinj në Tiranë e Vorë

Mos i humb

Partia Socialiste në mbledhjen e zhvilluar sot ka vendosur të ndryshojë disa prej delegatëve në qarkun e Tiranës.

Sipas burimeve mësohet se Lindita Nikolla është caktuar e deleguar në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit, Mimi Kodheli delegohet në Njësinë Nr. 8 në Tiranë dhe Delina Ibrahimi do të jetë e deleguara e PS në Njësinë Nr. 5, po në kryeqytet.

Po në Tiranë do të jetë delegat i PS edhe deputeti Paulin Stërkaj, të cilit i besohet Njësia Nr. 11, ndërsa në Njësinë Nr. 4 do të jetë Blerina Gjylameti.

E deleguar në zonën Farkë-Baldushk-Petrelë është Frida Krifca, ndërsa deputeti Orlando Rakipi caktohet delegat në Bashkinë e Vorës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit