PS ‘ndez’ motorët për zgjedhjet. Një javë nga nisja e sesionit parlamentar mbledh grupin kuvendor

Mos i humb

Në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, Partia Socialiste mbledh grupin e saj kuvendor. Mbledhja që zhvillohet sot në orën 16:00 në Elbasan do shënojë ndezjen e motorëve të përgatitjes së kesaj force politike për zgjedhjet e ardhshme politike. Grupi socialiste vendos sot datën e mbledhjes së Asamblesë së re Kombëtare e dalë nga Kogresi i fund-shkurtit.

Asambleja Kombëtare do të votojë kryesinë e re të PS-së, e cila do ketë përgjegjësinë e organizimit partiak të zgjedhjeve. Po ashtu, pritet që deputetëve t’u jepen porosi konkrete mbi nisjen e fushatës zgjedhore.

Një tjetër pikë e axhendës së mbledhjes së grupit kuvendor socialist, do të jetë edhe adresimi i sfidave gjatë sesionit parlamentar që nis të hënën e ardhshme me 7 Shtator. E një ndër këto sfida është edhe jetësimi në Kodin Zgjedhor i ndryshimeve kushtetuese që u votuan në Parlament në seancën e 30 Korrikut. Parlamenti do duhet të bëjë ndryshimet e nevojshme ligjore mbi cështjen e hapjes së listave të kandidatëve për deputetë apo edhe për cështjen e koalicioneve parazgjedhore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit