PS nis procedurën për tërheqjen nga Kushtetuesja e padisë për 30 qershorin, shkarkohet Voltana Ademi

Mos i humb

Një skandal ka ndodhur sot në Shkodër ku Voltana Ademi është shkarkuar nga posti i kryetares së shoqatave të bashkive.

Në vend të saj është zgjedhur kreu i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu

Sipas Ndreut ky vendim i sotëm është marrë për shkak se shoqata kishte dy vite që nuk funksiononte, dhe nuk ka asnjë lidhje me pretendimet e Ademit, e cila ka thënë se pas këtij veprimi fshihen interesat e socialistëve, për të tërhequr një padi për zgjedhjet e 2019 në Gjykatën Kushtetuese.

Pjesë nga fjala e Ndreut:

Në Asamble marrin pjesë kryetarët e bashkive, zgjodhëm ekipin drejtues të shoqatës e cila kishte dy vite që nuk mblidhej dhe nuk funksiononte. Kërkuam mbledhjen e jashtëzakonshme të asamblesë, u zgjodh kryesia e përbërë nga tre vetë, unë u zgjodha kryetar. Ne nuk merremi me fantazira, në shoqata aderojnë bashkitë dhe jo kryetarët, nuk ka të bëjë me emrin e kryetarit, nuk ka të bëjë me emrat.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit