PSD kërkon që Kuvendi ta marrë rolin udhëheqës të dialogut me Serbinë

Mos i humb

Partia Socialdemokrate është shprehur se rolin për ta udhëhequr dialogun Kosovë- Serbi duhet ta marrë Kuvendi.

Deputeti nga kjo parti, Visar Ymeri, ka thënë se platformë e dialogut duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës dhe ajo të shërbente si kornizë bazë e institucioneve të Kosovës në këtë proces.

“Republika e Kosovës nuk e ka komfortin dhe as mundësinë politike që të qëndrojë indiferente karshi dialogut por jo të jetë edhe e hapur karshi çfarëdo teme”.

“Kushdo që mendon se në dialogë duhet të shkojmë pa vija të kuqe e ka gabim”, është shprehur Ymeri.

“Statusi i Kosovës nuk negociohet, integriteti territorial, karakteri unitar i republikës, dhe funksionaliteti i brendshëm i kësaj republike”.

“Ky dialog ose do të jetë vazhdimësi e asaj që ka qenë deri tash ose dialog që do ta ketë ndryshe formatin me që po flasin për fazë përfundimtare. Aktualisht kemi rezolutë në fuqi që mandatohet kryeministri që të udhëheq negociatat”.

meri ka përmendur se nuk ka asnjë inat në Kosovë  që e ka tashmë mandatin për të negociuar me Serbinë në Bruksel.“Ne insistojmë që kuvendi duhet të jetë institucioni bartës i procesit të dialogut. Ky kuvend më pastaj ka të drejtë ta delegojë te një person ose grup personash tjerë”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit