PSD kundërshton Propozim-rezolutën e koalicionit qeveritar për dialogun

Mos i humb

Partia Socialdemokrate nuk e mbështet Propozim-rezolutën për dialogun, e cila u miratuar dje nga koalicioni qeverisës, e iniciua nga kryeparlamentari, Kadri Veseli.

Natyra Kuwi zëdhënëse e PSD-së, përmes një postimi në Facebook, ka konfirmuar se PSD nuk e mbështet Propozim-Rezolutën, duke e konsideruar të mangët.

Postimi i plotë i Kuçit:

“PROPOZIM-REZOLUTA E QEVERISË, E MANGËT

Propozim-rezoluta e djeshme e Qeverisë nuk dallon fare nga qëndrimi i mëhershëm i saj rreth Dialogut. Kjo është për keqardhje. Rrjedhimisht, nuk e mbështesim.

Tash e sa kohë, Partia Socialdemokrate përpiqet të ofrojë rrugëdalje nga paraliza politike karshi procesit të Dialogut. Për këtë arsye e ka deponuar propozim-rezolutën e vet, dy muaj më herët.

Rezoluta e PSD është më funksionale, më gjithëpërfshirëse dhe përqëndrohet në procesin demokratik të ndërtimit të Platformës Negociatore, të përzgjedhjes së Ekipit Negociator dhe të Mbikëqyrjes Parlamentare të mbarë procesit”, ka shkruar Kuçi.

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit