PSE DUHET TA NXËMË PËRMENDSH KURANIN? (3)

Mos i humb

15. Nxënia përmendsh e Kuranit ishte mehri (dhurata e martesës) që e kërkonin disa prej grave besimtare të drejta:

Nxënia përmendsh e Kuranit ishte kërkesa e disa grave të ishte mehri i tyre për martesë. Vërtet, sa mehër i mrekullueshëm!

Sehl ibn Sadi transmeton se kishte ardhur një grua te Pejgamberi, alejhi selam, dhe i kishte thënë: – O i Dërguari i Allahut! Erdha ta ofroj veten të martohem me ty. Pejgamberi, alejhi selam, shikoi në drejtim të saj, e pastaj e uli kokën. Gruaja, kur e pa që Pejgamberi, alejhi selam, nuk foli gjë, u ul. Në atë moment një sahab u ngrit në këmbë dhe tha: – O i Dërguari i Allahut, nëse nuk dëshiron ta martosh, martomë mua me të. Pejgamberi, alejhi selam, tha: – A ke gjë që ia dhuron për mehër (dhuratë martese)? Tha: – Jo pasha Allahun, o i Dërguari i Allahut! Pejgamberi, alejhi selam, i tha: – Shko te familja jote dhe shiko a do të gjesh gjë. Iku dhe pas pak u kthye, dhe tha: – Jo, pasha Allahun, o i Dërguari i Allahut! Nuk gjeta gjë. Tha: – Hulumto mos po gjen gjë, qoftë edhe një unazë prej hekuri. Sërish iku e u kthye, dhe tha:   – Jo, pasha Allahun, o i Dërguari i Allahut! Nuk gjeta gjë, as unazë prej hekuri. Por e kam këtë izar, – (petk që e mbulon pjesën e poshtme të trupit) dhe ky person nuk kishte petk tjetër që e mbulon pjesën e epërme), – ia jap gjysmën asaj. Pejgamberi, alejhi selam, i tha: – Çfarë mund të bëjë ajo nëse e vesh gjysmën e petkut tënd, kur është veç gjysmë e nuk i bën dobi, dhe çfarë do të bësh ti me gjysmë petku? Burri u ul, nuk pati çfarë të thoshte më. Qëndroi ulur një kohë më të gjatë, e pastaj u ngrit dhe shkoi. Pejgamberi , alejhi selam, e vërejti që shkoi. Menjëherë e dërgoi njërin ta thirrte të kthehej. Pasi erdhi, Pejgamberi , alejhi selam, e pyeti: – Sa di përmendsh prej Kuranit? Tha: – E di këtë sure dhe këtë sure dhe këtë sure. Pejgamberi m tha: – A i di përmendsh të gjitha këto? – Po, i di përmendsh, – u përgjigj. Pejgamberi , alejhi selam, tha: Shko! Po të martoj me të, e për mehër mësoja pjesët që i di përmendsh nga Kurani.[3]

Nëse nuk e gjen askënd që martohet për ty me Kuranin që e di përmendsh, ndoshta ecja jote nëpër këtë rrugë (për t’u bërë hafëz), do të jetë mehri që e kërkon gruaja (hyria) nga Xheneti, e cila nuk plaket dhe nuk vdes, nuk ka më të bukur, as më të respektueshme e as që i bindet burrit sikurse ajo. Po qe se ajo u shfaqet banorëve të Tokës, do ta mbushë me erë parfumi hapësirën në mes Tokës dhe qiejve. Prandaj, nxito t’ia japësh mehrin asaj. Allahu na bëftë ne dhe ty nga banorët që do ta shijojnë këtë mirësi.

  1. Hafëzit të Kuranit i jepet përparësi në varr:

Ashtu si e ngriti Allahu namin e hafëzit në dynja, e ngriti namin e tij edhe në ahiret. Hafëzit të Kuranit i jepet përparësi jo veç në dynja, po edhe pas vdekjes së tij. Xhabir ibn Abdullahu tregon se Pejgamberi , alejhi selam, të vrarët në luftën e Uhudit i varroste nga dy veta në një varr, e më pas thoshte: “Cili prej tyre dinte më shumë Kuran?” Nëse e lajmëronin që njëri prej tyre dinte më shumë se tjetri, i jepte përparësi në varr dhe thoshte: “Unë jam dëshmitari i tyre në Ditën e Kiametit.”[4]

Respektimi i hafëzit të Kuranit nuk kufizohet veç në dynja, por e përfshin edhe ahiretin, prandaj i jepet përparësi në varrin e tij. I lumtë hafëzit, sa të mira e presin pas varrimit të tij!

  1. Ndërmjetësimi i Kuranit për hafëzin e Kuranit:

Kur njeriu ka nevojë për diçka nga nevojat e dynjasë, por i ngushtohen rrugët dhe i mbyllen dyert para fytyrës, nis të hulumtojë dhe ta kërkojë filanin apo fistekun prej njerëzve të ndërmjetësojë për t’ia kryer punën apo zgjidhur problemin.

Çfarë mendon ti, si qëndron puna me nevojën kryesore dhe gjënë themelore që robit i duhet para Allahut?

Çfarë mendon ti për këtë gjë ku njeriu është peng i veprave të veta, a nuk ka nevojë për ndërmjetësim? Çfarë mendon ti, si do të jetë gjendja e atij që Kurani ndërmjetëson për të? I vijnë suret e Kuranit, dëshmojnë dhe e mbrojnë personin që jetën e harxhoi në nxënien përmendsh, leximin dhe studimin e tij?

Ebu Umame el-Bahiliju transmeton se e kishte dëgjuar Pejgamberin , alejhi selam, duke thënë: “Lexojeni Kuranin, sepse ai do të ndërmjetësojë në Ditën e Kiametit për atë që e lexon. Lexoni dy dritat që shkëlqejnë, suren Bekare dhe suren Ali Imran, sepse ato do të vijnë në Ditën e Kiametit si dy re, ose si dy hije që qëndrojnë mbi kokë, ose si dy tufa zogjsh të rreshtuar dhe do ta mbrojnë (nga zjarri i Xhehenemit) atë që i lexon ato. Lexojeni suren Bekare! Mësimi i saj është bereqet, kurse lënia e saj është humbje dhe atij që e lexon nuk mund t’i bëjnë dëm magjistarët.”[5]

Burejde ibn el-Husejbi  transmeton se Pejgamberi , alejhi selam, ka thënë: “Vjen Kurani në Ditën e Kiametit në pamjen e njeriut të zbehur (të cilit i është ndryshuar ngjyra dhe fizionomia) dhe thotë: ‘Për shkakun tim natën mbeteshe pa gjumë, ndërsa ditën ishe me agjërim’.”[6]

Abdullah ibn Amri  transmeton se Pejgamberi , alejhi selam, ka thënë: “Agjërimi dhe Kurani do të ndërmjetësojnë për robin në Ditën e Kiametit. Agjërimi do të thotë: ‘O Zot, gjatë ditës e privova nga ushqimi dhe epshet, më jep leje të ndërmjetësoj për të.’ Kurani do të thotë: ‘O Zot, gjatë natës e privova nga gjumi, më jep leje të ndërmjetësoj për të.’ Tha: ‘Kështu do t’u jepet leje të ndërmjetësojnë’.”[7]

  1. Kurani është dëshmi për ose kundër teje:

Njeriu s’ka alternativë tjetër, Kurani do të jetë dëshmi për ose kundër tij.

Ebu Malik El-Eshariju  transmeton se Pejgamberi , alejhi selam, ka thënë: “Pastërtia është gjysma e imanit, thënia elhamdulilah (falënderimi i takon Allahut) e mbush (me shpërblim) peshoren, fjalët subhanallah (i patëmeta është Allahu) dhe elhamdulilah mbushin hapësirën mes qiejve dhe Tokës. Namazi është dritë, lëmosha është argument, durimi është shkëlqim, Kurani është dëshmi për ose kundër teje. Çdo njeri, kur del në mëngjes, e shet veten e tij: ose e çrobëron (nga kthetrat e dynjasë) ose e shkatërron (pas epsheve).”[8]

Personi që shumicën e kohës e kalon me Kuranin, i lë disa prej punëve sekondare, që sa më shumë kohë të jetë me Kuranin, e mëson, e lexon dhe e studion, saqë gjuha e tij e shqipton në vazhdimësi, duke qenë në këmbë apo ulur, kur del apo kthehet, kudo që të jetë dhe të shkojë; ky person është i denjë që Kurani të jetë dëshmi për të në Ditën e Kiametit, sikur që do të ndërmjetësojë për të.

  1. Hafëzi i Kuranit e meriton të jetë nën hijen e Arshit të Allahut, ditën ku nuk ka hije tjetër veç hijes së Arshit të Tij:

Në Ditën e Kiametit vështirësitë shtohen dhe shqetësimet e njerëzve rriten. Një prej vështirësive të Ditës së Kiametit është imazhi që e përshkroi Pejgamberi , alejhi selam, në hadithin që e transmeton Mikdad ibn el-Esvedi: “Në Ditën e Ringjalljes, dielli do të jetë aq afër me njerëzit, saqë distanca ndërmjet tyre do të jetë një milje. Njerëzit do të mbulohen nga djersët sipas veprave të tyre, disa deri në nyjat e këmbëve, disa deri në gjunjë, disa deri në mes dhe disa deri në fyt (duke e thënë këtë, i Dërguari i Allahut m vendosi dorën në gojën e tij).”[9]

Në këtë situatë tmerruese, Allahu i nderon disa njerëz nga robërit e Vet, të cilët i fut nën hijen e Arshit të Tij, atë ditë ku nuk ka hije veç hijes së Arshit të Allahut, ashtu si na lajmëroi Pejgamberi , alejhi selam, dhe tha: “Janë shtatë grupe që Allahu do t’i fusë në Hijen e Arshit të Tij në Ditën e Gjykimit, ditë në të cilën nuk do të ketë hije tjetër veç Hijes së Tij: udhëheqësi i drejtë, i riu që është rritur duke e adhuruar Allahun e Plotfuqishëm, njeriu që zemrën e tij e ka lidhur me xhamitë, dy njerëz të cilët janë dashur për hir të Allahut, që janë takuar për këtë dhe janë ndarë për këtë, ai burrë që është thirrur nga një grua e bukur dhe me pozitë (për të kryer marrëdhënie me të), por thotë: ‘I frikësohem Allahut’, personi që jep për bamirësi dhe e fsheh, saqë dora e tij e majtë nuk e di se çfarë jep e djathta dhe personi që e kujton Allahun në vetmi dhe sytë e tij lotojnë.”[10]

I riu që është rritur në shtëpitë e Allahut dhe e ka nxënë përmendsh Kuranin, e ka lexuar dhe e ka studiuar atë, e meriton të përshkruhet me përshkrimin “i riu që është rritur duke e adhuruar Allahun e Plotfuqishëm”; sepse adhurimi i Allahut me leximin e Kuranit, me nxënien e tij përmendsh dhe studimin e tij është prej veprave më të mira që e afrojnë robin tek Allahu.

  1. Nxënia përmendsh e Kuranit është shkak për të shpëtuar prej zjarrit:

Myslimani synon që nëpërmjet veprave të mira që i bën në dynja, Allahu ta shpëtojë prej zjarrit në ahiret. Allahu e bëri ligj të Tijin që hafëzin e Kuranit mos ta djegë zjarri.

Ukbe ibn Amiri  transmeton se e ka dëgjuar Pejgamberin , alejhi selam, duke thënë: “Nëse Kurani vendoset në zemrën e njeriut, e pastaj ai (njeriu) hidhet në zjarr, nuk do ta djegë zjarri atë.”[11]

Disa dijetarë shpjeguan që hadithi për qëllim e ka hafëzin e Kuranit.

Ebu Fadl er-Raziju, Allahu e mëshiroftë, tha: “Jezid ibn Amri tregon që e kishte pyetur El-Asmaiju, Allahu e mëshiroftë, për kuptimin e këtij hadithi, e ai i kishte thënë që cilitdo prej myslimanëve Allahu ia mëson dhe ia mundëson ta mësojë përmendsh Kuranin, nëse hidhet në zjarr shkaku i gjynaheve të tij, nuk do ta prekë zjarri atë. Ndërsa Ebu Umame  thoshte: “Lexojeni Kuranin dhe mos u mashtroni nga këta Mus’hafa të varur. Allahu nuk e dënon me zjarr zemrën që e di përmendsh Kuranin.”[12]

Ebu Ubejdi, Allahu e mëshiroftë, tha: “Besojmë se për qëllim e kishte zemrën dhe shpirtin e besimtarit i cili e di përmendsh Kuranin.”[13]

(Pjesë nga libri: “Nxënia përmendsh e Kuranit” – është i përkthyer në shqip)

Dr. Muhamed ed Duvejshi

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit