Pse duhet të konsumoni patate të ëmbla

Mos i humb

Për një jetë të shëndetshme keni nevojë për ushqim të shëndetshëm, për këtë arsye duhet të shtoni në regjimin tuaj ushqimor pataten e ëmbël. Ajo është e pasur me beta-karoten, i cili është një antioksidant i fuqishëm që mbron të gjitha indet e trupit, nga dëmtimet që lidhen me kancerin dhe plakjen.

Dietologia Rolina Naço sqaron 5 arsyet pse duhet të hani sa më shumë patate të ëmbla:

Fibra me shumicë: Patatet e ëmbla përmbajnë rreth dy herë më shumë fibra se çdo patate tjetër, të cilat ju japin energji me një ritëm të ngadaltë. Praktikisht kjo do të thotë se energjia e tyre kalorike lëshohet më ngadalë në trup.

Përmbajnë mangan: Mangani është një përbërës kyç në metabolizmin e duhur të karbohidrateve dhe mban nivelet e sheqerit në gjak të shëndetshëm.

Ka veti antiinflamatore: Patatja e ëmbël ka veti anti-inflamatore, kryesisht për shkak se përmban vitaminë C, vitaminë B6, B-karoten dhe manganët u përmendur më lart, me një efekt në inflamacion të jashtëm dhe të brendshëm. Sondazhet kanë gjetur se patatet e ëmbla reduktojnë inflamacionin në tru dhe indet nervore në të gjithë trupin pas ngrënies.

Ka veti antioksiduese: Vitaminat A dhe C të pranishme në pataten e ëmbël në sasi janë konsideruar si mjetet më efektive për të parandaluar disa lloje të kancerit.

Lëkurë më e shëndetshme: Vitamina A që gjendet tek patatet e ëmbla, ofron rezultate të mahnitshme për lëkurën. /kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit