Pse Hardinaj e “zhdukë” Thaçin nga fotografia e takimit në SHBA

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës,Ramush Haradinaj është treguar egoist pas takimit që ka pasur me Herbert McMaster, këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Donald Trump në Washington. Në këtë takim në tryezë ka qenë edhe presidenti Hashim Thaçi, por për çudi ai nuk është përmendur fare, sigurisht ata që e administrojnë faqën janë kujdesur për ketë detaj duke postuar një foto ku nuk vërehet prezenca e të parit të shtetit.

Kjo qasje sikur na kthej në retrospektivë atëher kur një medium i shkruar në Kosovë e kishte “Egjel” Thaçin ta paraqiste në faqe të saj.

Por, po të ndalesh të analizosh foton e postuar në faqën zyrtare të kryeministrit Haradinaj, nuk mund të mos vërehet prezanca e Thaçit i cili në tavolin është ulur ‘kryeveni’ ku mundesh lehtë ta identifikosh nga flokët e tij, por çuditërisht kjo foto është perzgjedhur enkas që sa më pak presidenti Thaçi ta ketë vëmendjen.

Po ashtu element tjetër që bie në sy ku shprehet egoizimi i Haradinajt, është se në tekstin e shkruar për takimin me zyrtarët e Departamentit të Shtetit Amerikan, Haradinaj flet në njejës, sikur ata që e rrethojnë mos të kishin qenë fare në ketë takim./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit