Pse LDK nuk po ngritë mocion për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj?

Mos i humb

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shumë dëshirë që ta rrëzoj këtë qeveri, por si duket nuk e ka fuqinë ndikuese tek subjekteve tjera politike që  të marrin mbështetjen për ngritjen e mocionit kundër qeverisë.

I pyetur nga Kosova Post se pse si LDK vazhdoni përherë me kritika ndaj Qeverisë Haradinaj dhe kërkoni rrëzimin e saj, por nuk ngritni mocion, nuk i keni numrat e mjaftueshëm apo cila është arsyeja, Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, nuk ka dhënë përgjigje konkrete, por ka përsëritur atë që tashmë është bërë një retorik boshe, rrëzimin e Qeverisë.

“Ne kemi qenë të gatshëm që para tre muajve ta rrëzojmë këtë qeveri, unë besoj se sa më shpejtë që e rrëzojmë këtë qeveri vendi do të shkoj në zgjedhje dhe do të jetë mëzirë për vendin dhe qytetarin. Unë besoj se kjo qeveri ashtu kështu është e rrëzuar sepse asnjë vendim nuk është duke u marrë, institucionet janë në krizë dhe institucionet janë jo funksionale, Kuvendi i paralizuar, qeveria merr vendime vetëm për hesape të veta, dhe tani është e rëndësishme  që forcat politike të vetëdijesohen që vendi të shkojë[ sa më shpejtë në zgjedhje”, është shprehur Hoti në konferencën për media në të cilën adresojë kritika të ashpëra ndaj qeverisjës Haradinaj.

Ai ka ngritur shqetësimin për faktin se presidenti pa autorizim kushtetues ka marrë përgjegjësin e udhëheqjës së dialogut me Serbinë dhe ka hequr vijat e kuqe.

Sipas tij, qasja e presidentit Thaçi është e rrezikshme për shtetin e Kosovës.

“Presidenti i Kosovës pa asnjë autorizim dhe ende pa nisur dialogu me Serbinë i ka hequr të gjitha vijat e kuqe në këtë proces. Për LDK shtetësia e Kosovës ka marrë zgjidhje përfundimtare gjatë procesit të Vjenës, ka marrë formë me Deklaratën e Pavarësisë dhe ka marrë legjitimitet ndërkombëtarë me opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Qasja e presidentit Thaçi është e rrezikshme dhe e dëmton pozicionin ndërkombëtarë të shtetit të Kosovës”, ka thënë Hoti, raporton Kosova Post.

Ai ka vënë në theks qëndrimin e LDK-së , për udhëheqjen e dialogut nga presidenti,duke theksuar se në këtë proces Thaçi nuk ka kompetenca KUSHTETUESE.

“Qëndrimi i LDK-së është se presidenti nuk ka kompetenca kushtetuese e as legjitimit politik për të udhëhequr procesin e dialogut. Përfaqësuesit e qytetarëve duhet të vendosin vija të kuqe sa më parë për Presidentin. LDK me kohë e ka vendosur, presidenti nuk mund të udhëheqë me këtë proces dhe nuk e ka mbështetjen tonë. Për neve vijat e kuqe në dialog me Serbinë janë të qarta. Integriteti territorial i Kosovës, e dyta  karakteri unitar i shtetit të Kosovës dhe vija e tretë e kuqe është respektimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës në marrëveshjet që mund të arrihen me Serbinë.”, u shprehë Hoti, duke shtuar se rezultati i këtyre bisedimeve duhet të jetë normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Rezultati përfundimtar i dialogut duhet të jetë normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes të dy shteteve i cili normalizim arrihet vetëm me njohje reciproke”, tha Hoti.

Ai ka përsëritur se LDK është e gatshme të marrë pjesë në procesin e dialogut si forca kryesore në vend, por vetëm me votën e qytetarit, duke aluduar në mbajtjen e zgjedhjeve të reja në vend.

Ai ka ngritur edhe çështjen e krizës institucionale, për çka tha se Kuvendi i Kosovës është plotësisht jo funksional, KQZ është e bllokuar nga ana e presidentit dhe se kryeministri  të vetmet vendime që i merr janë vendime arbitrare, jo ligjore për të shpërdoruar buxhetin e shtetit.

“Javën që shkoi kryeministri, zëvendësministrat, ministrat dhe këshilltarët e tyre kanë marrë paga retroaktive deri në 15 mijë euro secili prej tyre. Gjykatat dhe sistemi i drejtësisë është paralizuar për shkak të grevës së stafit administrative të cilët me të drejtë kërkojnë paga më të larta. Minatorët e Trepçës janë në grevë dhe kryeministri me njerëzit e tij e ka përgatitur  Statutin e Trepçës që ka lënë jashtë saj plotë asete”, tha Hoti, duke përmendur kështu edhe shumë dukuri të tjera që po e përcjell këtë qeverisje e cila po e degradon vendin.

Hoti, ka paralajmëruar  se nuk do të ketë liberalizim të vizave siç tha ai për shkak të sinjaleve negative që ne po dërgojmë në Bruksel përmes aferave korruptive, e të pandëshkuara nga ky sistem qeverisës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit