Pse NASA dëshiron të vendosë Wi-Fi në Hënë?

Mos i humb

Programi ”Artemis” i NASA-s do t’i dërgojë njerëzit në Hënë për herë të parë që nga programi ”Apollo” dhe mbërritja e tyre në sipërfaqen e satelitit është planifikuar për vitin 2024, shkruan faqja e internetit esquire.com.

Disa projekte po i bashkëngjiten këtij misioni, duke përfshirë atë të ”Compass Lab” të NASA-s, që kërkon të ndërtojë një rrjet hënor Wi-Fi për të mbajtur misionet e ardhshme të lidhura.

”Ekuipazhi, roverët dhe instrumentet shkencore do të kenë nevojë për lidhje të besueshme komunikimi me Tokën”, theksoi Steve Oleson, menaxher i projektit.

Sipas një raporti nga Aleanca Kombëtare e Përfshirjes Digjitale, rreth 31% e familjeve të Klivlendit nuk ka akses në brez të gjerë dhe qasja në shërbimet online ishte e vështirë për shumë vende gjatë pandemisë.

Teknologjia dhe pajisjet për këtë projekt të përbashkët natyrisht do të duhet të përshtaten me dy mjedise shumë të ndryshme.

Temperaturat dhe pluhuri në Hënë do të kërkojnë sisteme të ndryshme, por së bashku do të ndihmojnë shumë njerëz këtu dhe atje lart.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit