Pse u largua Kosnett nga takimi me Haradinajn e Thaçin?

Mos i humb

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, sot ka takuar liderët kryesorë të vendit, presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Nga ky takim që është mbajtur mëngjesin e sotëm në Presidencë i pari është larguar ambasadori Kosnett derisa Thaçi, Veseli dhe Haradinaj kanë vazhduar takimin.

Largimi i Kosnett erdhi si pasojë e nervozës për shkak të refuzimit të Haradinajt për ta larguar taksën 100 % ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, njofton KlanKosova.

Pas takimit, asnjë nga liderët nuk u deklarua për media.

Në ndërkohë, kryeministri Haradinaj pasi bëri homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit tha se se taksa 100 %, si çështje e brendshme e Kosovës, nuk ndërlidhet me dialogun me Serbinë.

“Dëshira ime është ta shohë dialogun duke vazhduar por nuk e kuptoj pse ndërlidhet vazhdimi i dialogut me një temë që është e Kosovës, në këtë rast”.

“Unë them se tavolina e heq taksën por jo taksa para tavolinës. Nuk ka logjikë që t’i kërkohet Kosovës një veprim i tillë – heqjen e një vendimi sovran të Qeverisë së vendit për një bisedë të ndërsjellë me një shtet tjetër”.

Haradinaj ka thënë se e respekton Amerikën edhe kur kanë qëndrime të ndryshme.

“Unë kam shumë respekt për ambasadorin amerikan [Philip Kosnett] dhe Amerikën. Amerika është familja ime, edhe kur nuk ndaj mendimin e njejtë, e përjetoj si familje”.

Në ndërkohë, presidenti Hashim Thaçi ka thënë se takimi i sotëm i kontribuon fuqizimit të bashkëpunimit Kosovë-SHBA.

“Takimet e tilla ndodhin shpesh. Janë takime të rregullta edhe me ambasadorin e SHBA-ve edhe me bartësit e institucioneve të vendit dhe liderët politikë, me përkushtimet që kemi për koordinim edhe më të mirë në agjendat që kemi para nesh”.

Ai ka thënë se “nuk ka individ apo agjendë ditore që do ta sfidojë këtë partneritet të shtetit të Kosovës të vullnetit të qytetarëve të Kosovës – as sot as në të ardhmen – me SHBA-të”.

Përpos takimit të sotëm me ambasadorin e SHBA-vë, krerët e koalicionit kanë mbajtur edhe dje një takim në përpjekje për të gjetur një zgjidhje rreth taksës, pasi SHBA-të kërkojnë pezullimin e saj, Haradinaj refuzon ndërkaq Veseli mbështetë kërkesën amerikane.

Pas takimit të djeshëm, Qeveria theksoi se koalicioni është stabil dhe funksional.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit